×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e përsërit: Dialogu nuk është top prioriteti im, nuk e ndryshoj këtë pse takoj një zyrtar ndërkombëtar

    Reporteri
    04 Mars 2021 | 16:24

    Albin Kurti tha se nuk ndryshon mendim pse takon një zyrtar ndërkombëtar pasi nuk është emisar i ndërkombëtarëve por përfaqësues i popullit. Kjo përgjigje e Kurtit nga Shqipëria erdhi pasi u pyet se a do ta vendosë dialogun me Serbinë si prioritet të parë pas takimit me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.


    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti po qëndron tash e tre ditë në Shqipëri në përkrahje të kandidatëve për deputetë të qendrës së VV-së atje.

    Kurti në një konferencë për media nga Gjirokastra ka thënë se nuk do të mund ta vendosë dialogun me Serbinë si top prioritet.

    Tutje Kurti u shpreh se nuk ndryshon mendim kur e takon një ndërkombëtar pasi nuk është emisar i tyre por përfaqësues i popullit kur u pyet se a ka ndryshuar mendim pas takimit me Emisarin e BE-së, Miroslav Lajçak.

    “Unë nuk e mohoj rëndësinë e dialogut por në matjen e opinionit publik rëndësia e këtij dialogu është herë në pozitën e gjashtë e herë shtatë prioritetet, nuk e bëj dot top prioritet. Nuk ndryshon kjo pse takoj një zyrtar ndërkombëtar sepse unë nuk jam emisar i ndërkombëtarëve por përfaqësues i popullit, punësim dhe drejtësi me këto kemi fituar dhe e pashmangshme është prioritizimi i pandemisë e pas kësaj edhe dialogu”, tha ai.

    Tutje kreu i VV-së tha se me qeverinë e tij Kosova do të jetë palë në dialog e jo siç ka qenë deri tash temë.

    “Kosova duhet të pyetet për temat që duhet të shtrohen në bisedime, në dialogun e deritanishëm ka qenë temë e jo palë dhe me qeverisjen tonë Kosova bëhet palë”, tha Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!