×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e quan alarmuese renditjen e Kosovës në vendin e parë në botë për kah numri i vdekjeve

    Reporteri
    13 Gusht 2020 | 14:45

    Kryetari i VV-së, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ambasadorin e Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozin.


    Në njoftimin për media thuhet se në takim  u fol për situatën politike dhe ekonomike në vend, e në veçanti për përhapjen e shpejtë të virusit COVID-19 që ka prekur tashmë themelet e sistemit tonë shëndetësor.

    Renditja e Kosovës në vendin e parë në botë me më së shumti vdekje nga COVID-19 për 1 milion banorë është tashmë një alarm shtesë, edhe ndërkombëtar, u theksua gjatë takimit.

    Kurti theksoi nevojën e menaxhimit të mirë e profesional si dhe të vendimeve të guximshme për daljen nga kjo krizë e shumëfishtë që ka pllakosur Kosovën.

    Gjendja e shëndetit publik dhe problemet e institucioneve shëndetësore nuk bën të politizohen, por zgjidhja është politike dhe institucionale, me ç’rast legjitimiteti e besueshmëria shkojnë bashkë”, thuhet në njoftim.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!