×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e quan Rugovën ‘presidenti i parë’, Osmani ‘ideator i Kosovës së pavarur’

    Reporteri
    17 Shkurt 2020 | 11:02

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me Kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani kanë bërë homazhe te varri i ish-presidenti Ibrahim Rugova në 12 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Kjo ishte hera e parë që Kurti shkonte të varri i ish presidentit dhe kreut të LDK-së. Bile kishte qenë një periudhë e gjatë debatesh mes dy partnerëve të koalicionit rreth figures së Rugovës. Gjithsesi, tash kjo duket e tejkaluar, shkruan Reporteri.


    Megjithatë, në deklarimet para mediave, të dy liderët patën deklarime të ndryshme. Kurti pati një deklaratë të zakonshme për Rugovën, për dallim nga Osmani, që në fakt e ka inspirues Rugovën.

    “Si kryeministër i Republikës së Kosovës sot teksa shënojmë dhe festojmë përvjetorin e 12 të shpalljes së pavarësisë kujtojmë presidentin e parë të Kosovës, dr. Ibrahim Rugovën të zgjedhur me votë popullore me 24 maj të vitit 1992. Një dekadë më vonë më 4 mars të vitit 2002 në Kuvendin e Kosovës, dr. Ibrahim Rugova rizgjidhet përsëri president, president i parë në Kosovën e çliruar. Në një ditë si kjo në vlerësojmë përpjekjen insistuese dhe institucionale, angazhimin politik për liri dhe pavarësi. U prehtë i qetë dhe në paqe”, ka deklaruar Kurti.

    Por Vjosa Osmani thotë se sot nderuan Rugovën si ideator i shtetit të pavarur të Kosovës, raporton

    “Ishim këtu për të nderuar kontributin historik në ndërtimin e themeleve të shtetit tonë, Ideator i Kosovës shtet i pavarur dhe sovran dhe kontributin e tij rreth bashkimit të të gjithë shqiptarëve rreth kësaj ideje”, ka thënë Osmani. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!