×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e takon punëtorin që tha se e larguan politikisht nga puna, jep këtë premtim

    Reporteri
    13 Tetor 2019 | 17:49

    Albin Kurti ka takuar sot Amar Pushkën, për të cilin është raportuar se është larguar nga kompania e Ramiz Kelmendit vetëm pse ishte përkrahës i Lëvizjes Vetëvendosje.


    “Amar Pushka është i papunë por i panënshtruar ndaj pronarit që vendosi ta mbështesë regjimin e vjetër. Shkeljes së të dejtave të punëtoreve nga punëmarrësit shpejt do t’i vijë fundi”, ka paralajmëruar Kurti duke publikuar foto bashkë me ish-punëtorin e ETC-së.

    Kurti ka thënë se shpejt do t’iu vijë fundi shkeljeve të të drejtave të punëtorëve.

    “Me punëtorë që e ngrisin zërin për të drejtat e tyre, sikurse Amar Pushka, do të fuqizojmë sindikatat, do ta zvogëlojmë pabarazinë e do ta luftojmë varfërinë. Amari nuk është vetëm. Ai ka një Lëvizje të tërë prapa”, ka shkruar Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!