×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti e thërret kabinetin e tij që të mblidhet nesër në ora 10:00

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 22:20
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

    Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thirrur kabinetin e tij qeveritar për një mbledhje të mërkurën (nesër), me fillim nga ora 10:00.

    Ftesën për mbledhje, ministrat e kanë marrë në orët e vona të së martës, pas një mbledhje tjetër që u mbajt sonte në mënyrë elektronike, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Ende nuk dihet rendi i ditës, megjithatë pritet që në këtë mbledhje të bëhet i ditur koeficienti i pagave, që deri më sot ka mbetur “mister”.

    Ligji për Pagat, i cili është dekretuar në fillim të muajit janar nga Presidentja Vjosa Osmani, pritet të hyjë në fuqi po nesër, më 1 shkurt.

    Kujtojmë se në mbledhjen e sontme të Qeverisë, e 112-ta me rradhë, Kurti me ministrat e tij miratoi dy vendime.

    I pari ka të bëjë me vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ të Qeverisë së Republikës së Kosovës për vitin 2023, ku me propozimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, në këtë program është përfshirë edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 08/L- 193 mbi Ndarjet Buxhetore për këtë vit.

    Ndërsa i dyti me vendimin për aprovimin e Programit për Reforma në Ekonomi përgjatë periudhës 2023-2025. /Reporteri.net/.

    Kurti i mbledh ministrat online, miratojnë ndryshimet në buxhet – nesër bëhet publik koeficienti “sekret” i pagave

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!