×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti emëron edhe një zëvendësministër

    Reporteri
    29 Mars 2021 | 21:11

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar si zëvendësministër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ish-kandidatin për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Getoar Mjekun.


    Një gjë të tillë e ka bërë vetë Mjeku, nëpërmjet publikimit të fotografisë së vendimit të Zyrës së Kryeministrit për zgjedhjen e tij në këtë pozitë.

    Mjeku me profesion është jurist. I njëjti ka shërbyer si përfaqësues ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me rastin për shtyerje të ekzekutimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

    Ai ka bartur numrin 75 në listën e kandidatëve për deputetë në Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

    Deri më tani, që prej formimit të qeverisë, Kurti ka përzgjedhur pesë zëvendësministra. Përveç Mjekut, në pozitën e zv.ministrave janë vendosur Hysen Durmishi (Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës), Enver Dugolli (Ministria e Mbrojtjes), Blerim Sallahu (Ministria e Drejtësisë) dhe Ilir Aliun (Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve).

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!