×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet për rikthimin në punë të kryeshefit të PTK-së dhe KEK-ut

    Reporteri
    28 Maj 2020 | 11:00

    Inspektorati i Punës dje mori vendim që të rikthej në punë, Bedri Istrefin kryeshef i Telekomit dhe Njazi Thaçi, kryeshef i KEK-ut, të cilët u shkarkuan nga Bordet e përkohshme që u emëruan pas ardhjes në pushtet të Albin Kurtit.


    Ky i fundit sot është pyetur lidhur me shkeljet që ka gjetur Inspektorati i Punës me rikthimin e tyre në pozitat që mbanin.

    Kurti ka deklaruar se qeveria ka vendosur për bordet e ndërmarrjeve publike, por jo për menaxhmentet, shkruan Reporteri.net.

    “Bordet e përkohshme i janë marrë vendimet, qeveria ka vendosur për këto borde, por jo për menaxhmetet. Bordet do ta thonë fjalën e tyre, do të bëhet në bazë të ligjeve e rregulloreve”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!