×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet pas aksidentit: Kishim fat në fatkeqësi

    Reporteri
    11 Dhjetor 2022 | 20:56

    Një veturë nga eskorta e kryeministrit Albin Kurti është aksidentuar rrugës për Gjilan.

    Gjatë fjalimit në komunën e Gjilanit, aksidentin e përmendi edhe vet kryeministri, Albin Kurti.

    Ai tha se ky aksident ishte edhe njëra nga arsyet e vonesës.

    “Kërkojmë falje për vonesën sonte sepse ishim në kampin e Policisë së Kosovës në Belvedere dhe aty qëndruam më gjatë sesa planifikuam. Ndërkaq teksa vinim në Gjilan automjeti i eskortës tonë teksa ishin mbrapa nesh ka pasur një aksident komunikacioni. Por tani morëm vesh se nuk ka të lënduar, dhe kemi pasur fat në këtë fatkeqësi”, deklaroi Kurti.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!