×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet për mosprezencën e ministrave të LDK-së në mbledhjen e qeverisë

    Reporteri
    31 Maj 2020 | 19:43

    Mbledhja e Qeverisë në detyrë është mbajtur pa prezencën e ministrave nga radhët e LDK-së, parti kjo që ka marrë mandatin për formimin e Qeverisë së re, pas vendimit të Kushtetueses që i ka dhënë të drejtën dekretit të presidentit Hashim Thaçi për emrin e mandatarit Avdullah Hoti.


    Kryeministri në detyrë Albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë ku munguan ministrat e LDK-së ka thënë se nuk e din arsyen e mos marrjes pjesë në mbledhje.

    Duke mos komentuar më shumë, Kurti ka thënë se ministrat e LDK-së do të duhej të merrnin pjesë në mbledhjen e Qeverisë sepse së bashku kanë marr shumë vendime, percjell lajmi.net.

    “Për besën, nuk e di pse nuk kanë ardhur. Është dashur të jenë dhe e kanë për detyrë të jenë. Në votimet që kemi mbajtur në mbledhjet online, ndonjëherë kanë votuar, ndonjëherë nuk kanë votuar”, është shprehur Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!