×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet për nenin 7, që Borrell tha se duhet të nisë së implementuari menjëherë

    Reporteri
    19 Mars 2023 | 0:01

    Kryeministri Kurti, ka folur pas diskutimeve maratonike në Ohër, ku u bë e ditur se palët u dakorduan për aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizim.

    Kurti ka akuzuar palën serbe se edhe kësaj radhe i iku nënshkrimit, ashtu siç kishte bërë më 27 shkurt, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    Kryeministri Kurti tha se pala serbe po i ikë nënshkrimit që do ta bënte marrëveshjen në statusin e saj ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme. Por, ai tha se i takon BE-së që ta bëjë këtë.

    Kryeministri foli edhe për nenin 7, për të cilin përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell tha se Kosova është pajtuar të fillojë menjëherë përgatitjet për të siguruar një nivel të mirëfilltë të vetëmenaxhimit të komunitetit serb.

    Kurti tha se nuk bëhet fjalë për vetëqeverisje, por për vetmenaxhim.

    Nuk është vetëqeverisje aty, është vetmenaxhim. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve pa dallim, dhe angazhohem edhe për serbët e të gjitha pakicat tjera dhe u shërbej të gjithëve. Në këtë aspekt ekziston një paragraf i cili flet për një nivel adekuat të vetmenaxhimit të pakicës serbe, dhe ne do të udhëhiqemi prej standardeve më të larta në mënyrë që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cenim, duke mos harruar që pakoja e Ahtisarit u ka krijuar hapësirë mjaft të madhe ti gëzojnë të drejtat”, u shpreh Kurti.

    Sa i përket themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Kurti përsëriti se “Ka rend kronologjik të marrëveshjeve, dhe se siç tha ai “nuk ka hierarki logjike apo vlerore”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!