×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti flet për UÇK’në, i quan të pabaza akuzat ndaj ish-krerëve në Hagë

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 13:41

    Kryeministri Albin Kurti ka kujtuar kontributin e UÇK’së në Kosovë, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen e 49’të të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.

    Kurti ka thënë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës është e drejtë, ndaj do të dalë e pastër nga, siç i quan ai, gjyqet e imponuara padrejtësisht, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “UÇK-ja ishte dhe është e drejtë andaj do të dalë e pastër edhe nga gjyqet e imponuara padrejtësisht nga politikanë që u mungonte largpamësia”, ka thënë Kurti në këtë mbledhje.

    Vëmendje të posaçme i kushtoi Rexhep Selimit, i cili kishte shërbyer në VV.

    Kurti tha se akuzat që i janë bërë Selimit, por edhe ish-krerëve tjerë të UÇK’së, janë të pabaza.

    “Rexhep Selimi, aktivisti ynë, deputeti, gjenerali i UÇK-së, që e kishim anëtar kryesie, e kryetar të grupit parlamentar, për të cilin kemi shumë krenari dhe mall pa çka se çmallemi kur kontaktojmë me të, por jam i sigurt që shpejt do ta kemi serish, teksa urojmë që të lirohet nga ato akuzat e pabaza që i janë bërë atij dhe të tjerëve”, ka shtuar ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!