×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i dhuron tre libra Vuçiqit e Borrellit mbi krimet e Serbisë në Kosovë, presidenti serb i refuzon

    Reporteri
    19 Korrik 2021 | 19:03

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë publik deklaratën e përbashkët të cilën e propozoi sot në takim me Presidentin e Serbisë në Bruksel. Pos kësaj, Kurti ka treguar se i ka dhuruar tre libra ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Joseph Borrell, dhe presidentit serb.


    Por ky i fundit, thekson Kurti, refuzoi t’i marrë librat që flasin për gratë e dhunuara, për fëmijtë e vrarë gjatë luftës së fundit e shpërnguljen e dhunshme të shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit.

    “Për dallim nga ndërmjetësi Josep Borrell, kryetari i Serbisë nuk i mori tre librat që ia dhashë: rrëfime të grave të përdhunuara në Kosovë gjatë luftës, listën e 1.133 fëmijëve të vrarë prej të cilëve 109 janë ende të pagjetur, dhe librin “Muhaxhirët – Dosja Britanike” për dëbimin e shqiptarëve nga Sanxhaku i Nishit”, thuhet në postimin e Kurtit në Facebook.

    Libri “Dua të dëgjohem” është përmbledhje e rrëfimeve të grave të mbijetuara të cilat janë viktimë e torturës e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Online “Reporteri.net”.


    I botuar në vitin 2017, libri sjellë të përmbledhur rrëfimet e dhjetra personave të dhunuar gjatë luftës së fundit.

    Ndërsa libri i historianit Bejtullah Destani flet për shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve nga Nishi, e cila është një nga krerët më tragjikë të historisë së shqiptarëve, shkruan “Reporteri.net”.

    Në kritikën që i bëri librit Rexhep Qosja, thuhej se ky libër është një kontribut i veçantë pasiqë sjellë në dritë dokumente pothuajse të pashfrytëzuara më parë mbi shpërnguljet e dhunshme të shqiptarëve.

    Kryeministri Kurti u dha Borellit e Vuçiqit edhe listën e fëmijve të vrarë nga Serbia gjatë viteve 1998-1999.

    Kujtojmë që sot Kurti është takuar për herë të dytë me Vuçiqin, në një takim në të cilin pati edhe përplasje.

    Ndërkaq, pas takimit Kurti e Vuçiq nuk është se patën fjalë të mira për njëri-tjetrin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!