×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i ‘gjunjëzohet’ autoritetit të Thaçit, injoron prapë LDK-në

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 11:09

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili njihet për qëndrimet e tij kategorike kundër Hashim Thaçit, duke premtuar madje edhe “shkurtimin” e mandatit të tij, më në fund u gjunjëzua sërish përballë autoritetit të tij si president.


    Ditëve të fundit, Thaçi ia kishte rritur presionin publik Kurtit për të dorëzuar emrin e mandatarit dhe zhbllokimin e ngërçit.

    Por, përkundër refuzimit të disa letrave të dërguara nga presidenti Thaçi në adresë të Kurtit, duke u arsyetuar se në momentin e parë që do ta ketë marrëveshjen me partnerin e koalicionit do ia dorëzonte emrin e mandatarit, ai sot e bëri këtë edhe në mungesë të marrëveshjes, duke injoruar komplet rolin e LDK-së në këtë procesin e ndërtimit të institucioneve të reja.

    Po ashtu, Kurti e kishte injoruar LDK-në ngjashëm edhe me zgjedhjen e kryeparlamentarit. Ndonëse në këtë proces fituese kishte dalë vetë Lëvizja Vetëvendosje, duke marrë këtë pozitë, edhe pse ajo i ishte premtuar LDK-së.

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, si duket sërish po shpreson që qeveria e pakicës do të votohet nga LDK-ja, duke llogaritur në grupin e Vjosa Osmanit.

    Ende nuk dihet nëse Qeveria e Kurtit do t’i ketë 12 apo 14 ministri dhe, po ashtu, nuk dihet se cila është marrëveshja e tij me Listën Serbe për ndarjen e “kulaqit” qeveritar, duke e lënë kështu publikun tërësisht në terr informativ, në një proces kaq të rëndësishëm për vendin.

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, deri më tash i ka bërë publike të gjitha takimet me LDK-në, por nuk e ka bërë publik asnjë takim me Listën Serbe dhe nuk dihet nëse janë takuar ndonjëherë fshehurazi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!