×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i heshtur pas verifikimit të listave për deputetë, shihet në Pejë bashkë me Osmanin

    Reporteri
    20 Janar 2021 | 16:28

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka qëndruar i heshtur pas pas verifikimit të listave për deputetë.


    Kurti nuk do t’i lejohet kandidimi për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit, për shkak se ai është në mesin 47 kanidatëve që KGJK-ja ka vlerësuar se kanë probleme me ligjin, shkruan Reporteri.net.

    Por pavarësisht kësaj, ai ka vazhduar fushatën bashkë me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani.

    Në një fotografi të publikuar nga asistentja e Osmanit, shihen Kurti dhe ushtruesja e detyrës së presidentit teksa po qëndrojnë në qytetin e Pejës.

    47 kandidatë për deputetë janë identifikuar se janë shpallur fajtorë për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në tri vitet e fundit.

    Kështu është bërë e ditur një një konferencë për media të KQZ-së.

    /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!