×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i quan “shqetësime të tepruara” reagimet për zhvillimet në veri: S’ka pasur asnjë befasi

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 11:15

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit ku po diskutohet për krizën në veri ka thënë se pasi u pranua dhe u njoh rezultati i zgjedhjeve në veri të cilat u bojkotuan nga Lista Serbe, mungoi deklarata që në përputhje me procesin të mos pengohet puna e kryetarëve të rinj  deri në zgjedhje të reja.

    Kurti tha se  kjo deklarata e munguar, siç tha ai e shoqëruar me “shqetësime të tepruara” nuk i ka ndihmuar situatës, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kryeministri u shpreh se kjo kronologji e ngjarjeve tregon gjithashtu që ka pasur jo vetëm konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë. Siç thotë ai nuk ka pasur asnjë befasi në këtë proces.

    “Kemi datën 29 maj, ditën e hënë të kësaj jave ku një pjesë e mirë e bandave kriminale u kthyen të organizuar për ta eskaluar situatën. Kemi pamje të mjaftueshme që dëshmojnë se eskalimi i situatës më 29 maj, ishe i organizuar i mire planifikuar dhe kishte autor. Autor është Beogradi. E kundërta duhej të ndodhte. Ajo që mungonte më 25 maj e që po mungon ende është deklarata se në përputhje me procesin të mos pengohet puna e kryetarëve të rinj  deri në zgjedhje të reja po mungon. Deklarata e munguar e shoqëruar me shqetësime të tepruara nuk i ka ndihmuar situatës.

    Kjo kronologji e ngjarjeve është me rëndësi pasi tregon se institucionet e Kosovës kanë bërë detyrën e tyre. Ne kemi vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesat e Republikës së Kosovës. Dhe unë mendoj se kjo kronologji tregon gjithashtu që ka pasur jo vetëm konsultim, por edhe bashkërendim me partnerët ndërkombëtarë.

    Nuk ka pasur asnjë befasi pasi ka qenë një proces me shumë hallka e që hallka e fundit ishte shkuarja e kryetarit me çantë në vendin e tij të punës”, u shpreh Kurti ndër të tjera.

    Kurti po ashtu tha se Qeveria e tij beson në miqësinë e përhershme me SHBA-të, por shtoi se qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njëjtë.

    “Por qasja ndaj Kosovës dhe Serbisë nuk mund të jetë e njëjtë, Serbia është vend autokratik, nuk është vend demokratik”, u shpreh Kurti.

    Kurti po ashtu tha se shoqërimi i kryetarëve të rinj me Forca Speciale është vlerësim i institucioneve të sigurisë. Në të kundërtën, ai thotë se do të kishim kryetarë që goditen nga bandat kriminale serbe.

    “Në këtë pikë më duhet të theksoj se shoqërimi i kryetarëve të rinj me Forca Speciale është vlerësim i institucioneve të sigurisë. Në ditët në vijim u dëshmua se kanë vlerësuar drejt. Po të mos ishte ashtu do të kishim kryetarë të kom që goditen nga ato banda kriminale. Sulmi ishte i parapërgatitur dhe kërkonte pretekst. Nuk ka nevojë ta quajmë hyrje me forcë në ndërtesë praninë e Policisë së Kosovës, sepse ajo është ndërtesë e Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur asnjë arsye që të hyhet me forcë në ndërtesë. Më lejoni të ju njofton Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri dhe parlamentin këtu përveç kur duhet me u nënshkru me marrë paga. Kur kanë hy kryetarët e komunave në ndërtesa kanë qenë të zbrazëta, por të blinduara. Lista Serbe i ka braktisë. Ata e dinë se ndërtesat nuk janë të tyre. Unë kam pasur hall se kur të hyjnë kryetarët çka do të bëjnë ata që janë në administratë, por ata i kishin braktisë.

    Fakti që ka pasur pengesë në hyrje të ndërtesës, prezenca e policisë ishte e justifikuar”, u shpreh Kurti.  /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!