×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti i thotë “PO” ftesës së Netanyahut për ta vizituar Izraelin, nuk përmend Ambasadën

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 9:33

    Kreu i VV-së, Albin Kurti ia ka kthyer letrën e urimit, kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu.


    Ndër të tjera në letrën e urimit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Netanyahu e kishte ftuar Kurtin në inaugurimin e Ambasadës në Jerusalem.

    Në letrën e tij, Kurti i ka thënë Netanyahut se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së tij në një kohë të përshtatshme për të dyja vendet, shkruan Reporteri.net.

    Kurti ndër të tjera në letër thotë se pret që të dyja vendet të thellojnë bashkëpunimin pas lidhjes së marrëdhënieve diplomatike.

    Letra e plotë:

    Pas fitores së 14 shkurtit,  Kurti mori dy letra urimesh nga Netanyahu dhe Erdogani. Në njërën anën, Netanyahu e ftoi që si kryeministër të marrë pjesë në inaugurimin e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem, ndërsa Erdogani i kërkoi që të shmangë marrëveshjen e 4 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me të cilën Kosova ishte zotuar të bëhej ndër vendet e para që hap ambasadën në Jerusalem e jo në Tel Aviv.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!