×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ia kthen letrën Erdoganit, injoron çështjen e Ambasadës në Jerusalem

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 9:47

    Kreu i VV-së, Albin Kurti ia ka kthyer letrën e urimit, presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.


    Në letrën e tij dërguar Erdoganit, Kurti përmend lidhjen e ngushtë mes turqve dhe shqiptarëve, derisa thotë se të dy popujt kanë një urë bashkëpunimi mes tyre.

    Kurti premton se turqit në Kosovë do të kenë një rol të rëndësishëm edhe gjatë Qeverisë së tij.

    “Më 14 shkurt të këtij viti, përmes zgjedhjeve demokratike, qytetarët e Republikës së Kosovës vendosën të ndryshojnë rrënjësisht të ardhmen e tyre. Shqiptarët në Turqi dhe turqit në Kosovë janë një urë miqësie midis vendeve tona. Unë e vlerësoj e banorëve turq në Kosovë dhe ata do të vazhdojnë të luajnë një rol të rëndësishëm edhe gjatë qeverisjes time”, thuhet ndër të tjera në letër.

    Në letrën e tij, Kurti nuk përmend fare çështjen e Ambasadës në Jerusalem, gjë që Erdogani ia kishte përmendur në letrën e urimit, duke thënë se i është gëzuar qëndrimit të Lëvizjes Vetëvendosje për shqyrtimin e këtij vendimi. /Reporteri.net

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!