Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka folur për dy mbledhjet e mbajtura mes Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës si dhe gatishmërinë e tij për mbledhje të tjera me ta.
Kurti përmes një konference për media ka thënë se është i gatshëm si dhe ka vullnet që sërish të mbajnë mbledhje me Republikën e Shqipërisë.
Ai tha se nga dy mbledhjet e Qeverisë së Kosovës dhe Shqipërisë janë nënshkruar 58 marrëveshje.
“Sa i përket mbledhjes së dy qeverive asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, ne me Republikën e Shqipërisë i kemi mbajtur dy mbledhje. Tash jemi barazuar pasi dhe me Maqedoninë e Veriut i mbajtëm dy mbledhje. Unë jam i gatshëm, i interesuar, i vullnetshëm që sa më parë ta mbajmë dhe një mbledhje me Qeverinë e Republikës së Shqipërisë.
“Përndryshe 58 marrëveshje i kemi bërë me Shqipërinë. Në ato dy mbledhje dhe zbatimi i tyre, pavarësisht se nuk kemi një mbledhje të tretë në këtë mandat, ka shkuar jashtëzakonisht mirë, dhe më mirë se në të gjitha mandatet e mëhershme”, ka thënë Kurti.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.