×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti ju thotë bashkëpartiakëve: Të mendojmë në mënyrë afatgjate, për një qëndrueshmëri 20-vjeçare

    Reporteri
    23 Tetor 2022 | 21:45

    Kryetari i Lëvizjes, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka folur për situatën politike në vend e sidomos atë globale, me ç’rast theksoi rëndësinë e mendimit afatgjatë mbi organizatën.

    Ai tha se sot në botë është rikthyer politika fashiste, politikë e sponsoruar nga Putini.

    “Sot në botë jemi dëshmitarë që është rikthyer politika fashiste, herë e drejtpërdrejtë, herë e maskuar. Politikë e sponsoruar nga Moska, nga Kremlini, nga Putini. Pikërisht sot, është rikthyer në plan të parë rëndësia e të qenit antifashistë. Kundër diskriminimeve me bazë gjinore, racore, etnike, fetare, kundër çdo lloj diskriminimi”, tha Kurti para anëtarëve të partisë së tij.

    Ai më tej tha se Vetëvendosje është partia e vetme parlamentare e cila përqafon një politikë progresiste, socialdemokrate, aktiviste kundër diskriminimeve, aktive për shtet zhvillimor.

    “Po e kryej këtë fjalim me këto fjali: është sot me rëndësi strategjike të mendojmë në mënyrë afatgjate për organizatën tonë. Jo sot për nesër, as për javën, muajin apo vitin e ardhshëm, por për një qëndrueshmëri edhe dhjetë, apo njëzet vjeçare. Ndryshimet e vërteta, kërkojnë qëndrueshmëri. Qëndrueshmërinë do të na e japë vetëm organizata”, tha Kurti. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!