×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kujton protestën e 29 shtatorit të 2018: Ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova

    Reporteri
    29 Shtator 2020 | 16:37

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se sot janë bërë dy vjet nga protesta më e madhe e Kosovës së pasluftës.


    Kurti ka thënë se i gjithë vendi në atë kohë po jehonte “Një populli s’i nënshtrohet një njeriu”.

    “Sheshet ‘Skënderbeu’ e ‘Ibrahim Rugova’ si dhe bulevardi ‘Nëna Tereze’ në Prishtinë ishin mbushur përplot me qytetarë sa s’zinte më. I gjithë vendi po jehonte: ‘Një popull s’i nënshtrohet një njeriu’. Mbrohej republika dhe kundërshtoheshin planet e bisedimet me Serbinë për ndarjen e Kosovës, që herë quhej ‘shkëmbim territorial’, herë ‘razgraničenje’, e herë ‘korrigjim kufiri’ me ‘kompromis të dhimbshëm’”, ka shkruar Kurti në Facebook.

    Kurti ka thënë se “ ata që duan ta ndajnë Kosovën, ndahen nga Kosova”.

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/973183429848208

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!