×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti kushtëzon BE-në, ua kërkon heqjen e vizave si shpërblim për heqjen e taksës

    Reporteri
    27 Shkurt 2020 | 18:52

    Kryeministri Albin Kurti ka vendosur që ta heqë pjesërisht taksën ndaj mallrave serbe. Mirëpo, ky vendim i të parit të Qeverisë nuk është për taksën në tërësi, por vetëm për lëndën e parë, shkruan Reporteri.


    E taksën tërësisht, Kurti ka thënë se do ta heqë më 1 prill nëse pala serbe tregon gatishmëri për ta ndalur fushatën.

    I pari i Qeverisë nuk është ndalur me kaq, pasi ka kërkuar heqjen e vizave si shpërblim për heqjen e taksës.

    “Nëse pala serbe tregon qasje të mirë, atëherë duke filluar nga data 1 prill, Qeveria e KOsovës do ta heqë tëërësisht taksën ndaj mallrave nga Serbia për 90 ditë. BE-ja ta vlerësojë lartë vendimin e palës kosovare prej 100%, duke ofruar liberalizimin e vizave para Samitit të Zagrebit më 7 maj të 2020”, ka thënë Kurti.

    Ndërkaq, Kurti ka shtuar se nëse Serbia nuk reflekton deri më 1 prill, do të nis vendosja e reciprocitetit nga data 1 prill, ndërkaq shton se do të vendoset sërish taksa pas 90 ditësh nëse Serbia nuk vazhdon qasjen e duhur./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!