×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti lavdëron punën e ATK-së: Të hyrat veç po rriten

    Reporteri
    26 Tetor 2022 | 10:24

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka lavëdruar Administratën Tatimore të Kosovës për inkasimin dhe rritjen e të hyrave.

    Në ditën e dytë të punëtorisë ndërkombëtare, që po organizohet për herë të parë në Kosovë për përmirësimin e menaxhimit të borxhit tatimor, Kurti tha se trendi i rritjes së të hyrave nga ATK po vazhdon vit pas viti.

    Pjesë e kësaj punëtorie ishte edhe ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

    “Vitin e kaluar kemi pasur rritje të hyrave mbi 28 përqind më shumë se viti paraprak dhe këtë vit trendi i njëjtë ka vazhduar”, tha ai.

    Ndërkaq, drejtori i ATK-së, Ilir Murtezaj tha se kanë bërë shumë reforma dhe kjo ka rritur performancën e ATK-së.

    Nga ana tjetër, përkrahje institucioneve vendore iu ofroi drejtoresha e CEF, Jana Repanska.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!