×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti lobon në Turqi për njohjen e Kosovës nga 5 vende të BE-së

    Reporteri
    18 Qershor 2019 | 19:26

    Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit të sotëm në Turqi ka lobuar për njohjen e Kosovës nga 5 vendet e BE-së.


    Ai ka bërë të ditur se sot, gjatë ditës, së bashku me deputetet Albulena Haxhiu dhe Fitore Pacolli, kryetarin e Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, kryetarin e Qendrës së Prishtinës, Arben Vitia dhe asambleistin e Kuvendit Komunal të Prishtinës, Arbër Vokrri, ka takuar shefat e grupeve parlamentare të partive kryesore politike në Turqi.

    Kurti ka thënë se në takime të ndara është takuar me shefin e grupit parlamentar të Partisë Republikane të Popullit, Engin Özkoç dhe deputetët Utku Çakirözer dhe Haluk Koç (CHP), shefin e grupit parlamentar të Partisë së Lëvizjes Nacionaliste, Erkan Akçay dhe deputetin Muhammed Levent Bülbül (MHP), shefin e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), Av. Bülent Turan.

    “Biseduam për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës e Turqisë, për mundësitë dhe nevojën e bashkëpunimit ekonomik, përmes investimeve që gjenerojnë punësim në Kosovë, sidomos për rininë dhe gratë”, ka shkruar Kurti, i cili ka shtuar se, “synimi ynë është që Kosova të integrohet në Bashkimin Evropian dhe NATO. Duke qenë se pengesa kryesore për anëtarësimin është mosnjohja nga 5 shtetet e BE-së, përkatësisht 4 shtetet e NATO-s, kërkova që të na ndihmojnë me kontaktet që kanë me partitë simotra në këto vende duke kërkuar nga to që ta njohin shtetin e Kosovës”.

    Kurse me shefin e grupit parlamentar të Partisë Republikane të Popullit, Engin Özkoç, Kurti thotë se janë pajtuar që të thellojnë bashkëpunimin dhe të vazhdojmë koordinimin tonë të përbashkët në Internacionalen Socialiste. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!