×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti mburret me raportin e Transparency International: Do të vazhdojmë të qeverisim mirë e ndershëm

    Reporteri
    31 Janar 2023 | 15:43
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në Facebook, është mburrur me raportin e sotëm të publikuar nga “Tranparency International” mbi luftimin e korrupsionit në Kosovë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    Kreu i ekzekutivit thotë se qeveria e tij do të vazhdoj të qeverisë mirë e ndershëm.

    “Lufta jonë antikorrupsion vazhdon të japë rezultat. E ngecur për gati një dekadë në gjysmën e fundit globalisht në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency International, Kosova është ngritur 20 vende lart në 2 vjet nën Qeverinë tonë. Konfirmim i pavarur se reformat tona po funksionojnë”.

    Postimi i plotë:

    Luftimi i korrupsionit ishte ndër kërkesat kryesore të qytetarëve dhe prioriteti yni.

    Për gati një dekadë Kosova ishte e ngujuar mes pozitave 105/104 nga viti 2012 deri në vitin 2020.
    Për vetëm dy vite të qeverisjes sonë jemi përmirësuar për 20 vende, nga vendi 104 sa ishim në 2020 në vendin 84 në vitin 2022.

    Nëse këtë progres do ta përkthenim në shpejtësinë e lëvizjes, për 8 vite Kosova ishte duke lëvizur në shpejtësinë e parë kurse me qeverinë tonë në dy vitet e fundit jemi në shpejtësinë e 20.

    Ky është potenciali që kemi si shtet e si shoqëri.

    Kjo është shpejtësia me të cilën mund ecim e duhet të ecim drejt së ardhmes kur qeverisim pastër, me dije e me integritet.

    E unë jam i bindur, që populli ynë e shteti ynë ka potencial më shumë se kaq.

    Ky potencial ishte mohuar nga elitat politike të korruptuara që duke e pasuruar veten na e vjedhnin të ardhmen tonë e të fëmijëve tanë.

    Ne do të vazhdojmë të qeverisim mirë e ndershëm. Do të vazhdojmë të realizojmë pritjet e qytetarëve e të kryejmë detyrat tona.

    Bashkë do të avancojmë demokracinë, rrisim mirëqenien, përmirësojmë imazhin dhe fuqizojmë Republikën tonë.

    Raporti i “Transparency International”: Kosova ka përparuar në luftën kundër korrupsionit, por s’e ka nën kontroll

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!