×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti me kërkesë për BE-në: Dialogu të fillojë në qershor

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 20:33

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folir për refuzimin e takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, i cili ishte i paraparë të mbahej me 11 maj.


    Kurti ka thënë se u ka treguar zyrtarëve të Bashkimit Evropian, që muaji maj është i papërshtatshëm për qeverinë e Kosovës, që të nis dialogun me Serbinë.

    Ai thotë se ka kërkuar që dialogu të rinis në muajin qershor, ndonëse thotë se nuk e dinë nëse Serbia është e gatshme për fillimin e dialogut.

    “Unë ua bëra të qartë zyrtarëve të BE-së dhe të delaguarve për dialogun mes Kosovës dhe Serbi, që muaji maj është i papërshtatshëm për qeverinë e Kosovës, për të nisur takimet me palën serbe. Sepse kemi agjenda tjera si qeveri, për këtë muaj dhe s’mund të jemi në këto takime. Tjetra, u kam thënë që unë jam i gatshëm që dialogu të rinisë në muajin qershor. Tash unë nuk e di a do të jetë e pranueshme kjo kohë për palën serbe. Ne qysh në fillim kemi treguar se nuk mund të vazhdohet me mënyrën e dialogimit që ka qenë në të kaluarë”, tha Kurti.

    Ai shtoi se duhet të përgatitet mirë për këtë temë, raporton Gazeta Express.

    “Dialogu duhet të përgatitet mirë së pari, e pastaj duhet të ndodhin edhe takimet”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin publik.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!