×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti me ministra sot shkon në Gllogjan për homazhe dhe vizitë te familja Haradinaj

    Reporteri
    24 Mars 2023 | 9:04

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me kabinetin qeveritar sot do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan.

    Homazhet do të nisin nga ora 11:30.

    Ndërkaq, më pas, Kurti shkon në vizitë te familja Haradinaj në Gllogjan.

    Po ashtu, nga ora 12:00, Kurti merr pjesë në akademinë përkujtimore te oborri i Kullës Haradinaj në Gllogjan.

    Sot bëhen 25 vjet nga zhvillimi i betejës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gllogjan, që ndryshe njihet Epopeja e Dukagjinit.

    Gjatë ditës së sotme do të ketë disa aktivitete, e cila njihet edhe si Dita e Dëshmorëve të Dukagjinit.

    Më 24 mars 1998 në Gllogjan është zhvilluar beteja frontale nga forcat e UÇK-së dhe forcave të armikut, të cilat e kishin rrethuar Gllogjanin. Synim kishin shtëpinë e familjes Haradinaj, ku hasën në rezistencë të fuqishme. Në këtë ditë ranë dëshmorë Himë Haradinaj, Gazmend e Agron Mehmetaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!