×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Mund të vij në Bruksel për ndonjë drekë a darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 15:15

    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se nuk do të takohet me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq, më 11 maj në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.


    Ai para medieve në Bruksel ka thënë se do të shkojë atje për ndonjë drekë ose darkë pune të konfirmuar nga përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, shkruan Reporteri.net.

    “Unë nuk marr pjesë në atë takim për të cilin nuk e kam konfirmuar paraprakisht pjesëmarrjen. Ajo çka mund të konfirmoj është se do të vi në Bruksel për ndonjë drekë ose darkë punë të konfirmuar nga Borrell ku bëjnë pjesë liderët e Ballkanit Perëndimor. Vizita që e kemi këtu dy ditë është në kuadër të marrëdhënieve tona bilaterale, që na nevojiten edhe më shumë marrëdhëniet e tilla të forcuara dhe takimet e tilla të rajonit para se të fillojmë kapitullin e ri të dialogut që duhet të jetë i përgatitur mirë edhe me parime pasi nuk e kemi komoditetin për dështime të reja”, ka thënë Kurti.

    Ndryshe, kryeministri Kurti ka nisur vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel që nga ardhja e tij në krye të Qeverisë së Kosovës.

    Ai ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Belgjikës, Aleksandar De Croo, për të vazhduar më pas me takimet me Komisionin Evropian.

    Takimi i 11 majit në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi, ishte paralajmëruar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!