×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Do t’i forcojmë qytetarët ekonomikisht, do e përfaqësojmë vendin sa më mirë politikisht

    Reporteri
    24 Shkurt 2020 | 19:57

    Është mbajtur sot Samiti i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër, ku morën pjesë udhëheqësit e kësaj banke dhe krerët e shteteve të Ballkanit Perëndimor.


    Në këtë Samit mori pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili atje foli për rëndësine e investimeve për ekonominë, ndërmarrësinë e të rinjëve veçanërisht në teknologjinë informative, për kushtet e infrastruktrës etj.

    Ai me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka thënë se gëzohet që në ditën kur janë bërë tri javë që nga votimi në Kuvend i qeverisë Kurti, ka pasur rastin të flasë për temat e lartpërmendura.

    Ai ka shkruar se punësimi e drejtësia në njërën anë dhe Integrimi Evropian e anëtarësimi në NATO në anën tjetër janë prioritetet e qeverisë së re të Kosovës.

    “Ne do t’i forcojmë qytetarët tanë ekonomikisht dhe do e përfaqësojmë vendin tonë sa më mirë politikisht”, ka shkruar tutje ai.

    Ky është postimi i plotë i tij:

    https://www.facebook.com/albini2017/posts/812238185942734?__cft__[0]=AZWTBcacTac5PgGKo4-6I6EqPwd80BOnb-0RMHO-6RysUrOJET-jpEHq5wltmq57kElLiC2t4ouMf3wJgYtHuym1wY5GIOTCfqJW8f8D9vY5hEeg08QhFs1sIA0J_wYcPud0NULHW1hQ6DotkWl9ApUtpRh5p4vG7oAWDnuT_hm_6g&__tn__=%2CO%2CP-R

    /Reporteri/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!