×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Ferizaj pritet me brohorima, kryetari Aliu e thumbon: Janë aktivistë të Vetëvendosjes

    Reporteri
    10 Prill 2020 | 12:09

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në kuadër të vizitave të tij nëpër komuna ka qëndruar sot në Ferizaj, ku është takuar me kryetarin e komunës, Agim Aliu.


    Kur po dilte nga objekti i Komunës për t’iu drejtuar mediave, Kurti u prit me brohorima nga disa qytetarë, për të cilët kryetari Aliu në shaka tha se janë aktivistë të Vetëvendosjes, shkruan Reporteri.net.

    Ndryshe, edhe kryeministri Kurti dhe Agim Aliu theksuan nevojën e bashkëpunimit të nivelit qendror dhe lokal në menaxhimin e situatës me Covid-19

    Gjatë ditës kryeministri Kurti ka qëndruar për vizitë edhe në Lipjan. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!