×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti në Kuvend: Jepjani mbështetjen Policisë së Kosovës, është në vijë fronti me milicinë fashiste

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 11:36

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, para deputetëve në Kuvend ka folur për situatën në veri të vendit.

    Kurti p tha se shoqërimi i kryetarëve të rinj me Forca Speciale është vlerësim i institucioneve të sigurisë. Në të kundërtën, ai thotë se do të kishim kryetarë që goditen nga bandat kriminale serbe.

    “Në këtë pikë më duhet të theksoj se shoqërimi i kryetarëve të rinj me Forca Speciale është vlerësim i institucioneve të sigurisë. Në ditët në vijim u dëshmua se kanë vlerësuar drejt. Po të mos ishte ashtu do të kishim kryetarë të kom që goditen nga ato banda kriminale. Sulmi ishte i parapërgatitur dhe kërkonte pretekst. Nuk ka nevojë ta quajmë hyrje me forcë në ndërtesë praninë e Policisë së Kosovës, sepse ajo është ndërtesë e Republikës së Kosovës. Nuk ka pasur asnjë arsye që të hyhet me forcë në ndërtesë. Më lejoni të ju njofton Lista Serbe i ka braktisur institucionet në veri dhe parlamentin këtu përveç kur duhet me u nënshkru me marrë paga. Kur kanë hy kryetarët e komunave në ndërtesa kanë qenë të zbrazëta, por të blinduara. Lista Serbe i ka braktisë. Ata e dinë se ndërtesat nuk janë të tyre. Unë kam pasur hall se kur të hyjnë kryetarët çka do të bëjnë ata që janë në administratë, por ata i kishin braktisë.

    Kurti para deputetëve kërkoi mbështetje për Policinë, duke thënë se kjo iu duhet atyre.

    “Për këtë përballje, Policisë së Kosovës i duhet Qeveria e Republikës së Kosovës, e ka, Policisë së Kosovës i duhet Kuvendi i Republikës, ju tregoni a e ka, Policisë së Kosovës, i nevojitet populli i Kosovës, e ka, pra është në dorën tonë kjo fitore e radhës për sundim të ligjit dhe kushtetueshmëri, Policia jonë ka nevojë për mbështetje, jepjani këtë mbështetje”, tha Kurti.

    Tutje, teksa kërkojë mbështetje për ta, tha se Policia është në vijë fronti me milicinë fashiste.

    “Jepjani këtë mbështetje Policisë së Republikës e cila është në vijë fronti me milicinë fashiste, nuk jemi kundër serbëve, i kemi ftuar që të kthene në institucione, iu kemi thënë merrni pjesë në proces demokratik, mirëpo gabimin e Listës Serbe që i bojkotoi zgjedhjet, që i braktisi institucionet, nuk duhet ta paguajë Republika jonë, por Lista Serbe, ai është vendim politik i tyre, pasojat e të cilit duhet t’i marrin ata vet”, u shpreh tutje ai. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!