×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nënçmon opozitën: Jeni të paaftë, a po doni ide se qysh kritikohet

    Reporteri
    27 Maj 2021 | 11:54

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka quajtur të paaftë opozitën, derisa ka thënë se një qeveri demokratike ka nevojë për kritika të opozitës e jo paragjykime e shpifje, shkruan Reporteri.net. 


    Kurti madje i ka ofruar opozitës bashkëpunimin e tij që ti ndihmojë se si duhet të bëjnë kritikë ndaj Qeverisë.

    “Unë këtu shoh një lloj paaftësie për të na bërë kritikë, rreziku më i madh për qeverinë tonë është mungesa e kritikës, e ju keni nevojë ose për paragjykim për të na bërë shpifje. Na kemi problem të madh me juve se jeni të paaftë me ba kritikë, qeverisja demokratike ka nevojë për kritikë të opozitës, që nuk e shohim as nuk e dëgjojmë. Mund të ju jap ide si të na kritikoni, mirëpo duhet ta kërkoni një gjë të tillë. Unë nuk bëjë ofertë pa kërkesë. Unë ju ofroj bashkëpunim që të kërkoni ide për kritikën që mund të na bëni ne”, është shprehur Kurti në seancë. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!