×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga Brukseli flet për “non-paper”: Kosova s’lejon shkëmbim territoresh e as bosnjëzim

    Reporteri
    28 Prill 2021 | 14:46

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Bruksel, për herë të parë ka komentuar edhe çështjen e “non papers” të publikuara nga mediat në Ballkan, për zgjidhjen e mundshme të çështjes mes Kosovës dhe Serbisë.


    Kurti ka thënë se është më mirë që dokumente të tilla që qarkullojnë të mos komentohen, por se ka përsëritur që nuk do të lejojnë ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial dhe as bosnjëzimin e Kosovës.

    “Unë besoj që të gjithë këtyre ‘non-papers’ është më së miri t’iu përgjigjemi me ‘no comment’ (pa koment) sepse përmes përgjigjeve po përpiqen të marrin jetë në kohë që nuk dihet autori dhe synimet, por pasojat nuk mund të jenë të mira. Nuk mund të lejojmë as ringjalljen e projekteve të dështuara për shkëmbim territorial dhe as bosnjëzimin e Kosovës”, tha Kurti para mediave.

    Sipas tij, Kosova duhet të shkojë drejt integrimeve evropiane dhe euroatlantike dhe se raportet në “Ballkan mund të rregullohen vetëm më dialog parimor”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!