×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga Tirana: Ndryshimet në Kosovë janë bërë, tani radha i mbetet Shqipërisë

    Reporteri
    03 Mars 2021 | 11:45

    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti ditën e sotme ka qëndruar në Shqipëri ku ka prezentuar kandidatët e VV-së për zgjedhjet në Shqipëri.


    Kurti nga aty është shprehur se shqiptarët kanë nevojë për ndryshim.

    Nga Tirana, teksa u prezantuan kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 prillit, Kurti vlerësoi kontributin e Boiken Abazit.

    “Ju falënderoj që i jepni përgjigjur pozitivisht kërkesës sonë. E falënderoj qendrën e Vetëvendosjes në Tiranë dhe Boiken Abazin. Këtë pranverë mbushen 15 vite që njihem me Boikein, ai është një aktivist i pa thyeshëm dhe njeri i pa korruptueshëm. Shqiptarët kanë nevojë për ndryshime dhe ata të Kosovës.”, tha Kurti.

    “Nuk i këshilloj kandidatët por kërkoj këshilla prej tyre. Dua të theksoj se shteti shqiptar s’duhet të ketë korrupsion, krim. Duhet të ketë drejtësi, gjithëpërfshirje sociale, që për dikë është njerkë e për dikë tjetër është ndryshe. Vetëvendosje është shembulli. Një qytetar i emancipuar edhe shtetin e bën më demokratik. S’kam dyshim që do të jetë zëri i të vërtetës në Shqipëri, Boiken Abazi as nuk shitet as nuk blihet”, u shpreh ndër të tjera kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!