×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nga Turqia i thotë “PO” shamisë

    Reporteri
    28 Qershor 2019 | 12:21

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, thotë se problemi më i madh aktual për Kosovën në rajon është qëndrimi agresiv i Serbisë. Sipas tij, “armiqësia potenciale e Serbisë ndaj boshnjakëve dhe shqiptarëve ende vazhdon dhe kjo e bën rajonin të jetojë në tension të vazhdueshëm”.


    Kurti, i cili qëndroi për vizitë në Turqi me një delegacion javën e kaluar, vlerësoi marrëdhëniet Turqi-Kosovë, anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO, si dhe zhvillimet e fundit në Kosovë.

    Ai tha se Turqia në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë duke e mobilizuar NATO-n, ka luajtur rol të madh për përfundimin e luftës, gjë e cila është shumë e vlefshme për popullin kosovar.

    Por ai foli edhe lidhur me shaminë, ku tha se mbulesa islame e femrave nuk duhet të jetë problem i qeverive dhe e cilësoi si të padrejtë ndalimin një preference individuale apo fetare nga ana e qeverive.

    “Shamia është diçka që ka të bëjë me të drejtat dhe liritë e njeriut. Andaj, nëse vijmë në qeveri, edhe kjo çështje në Kosovë do të eliminohet. Një shkrimtar shqiptar ka thënë se ne nuk jemi rrobaqepës që të vendosim se çfarë do të veshin apo vendosin njerëzit, apo për gjatësinë e tyre”, tha Kurti.

    “Sado që jemi dy shtete me Shqipërinë, ne jemi një komb”

    Kurti shprehet se Greqia, Sllovakia, Rumania dhe Qiproja Jugore janë kundër integrimit të Kosovës në BE dhe vazhdimisht bëjnë pengesa edhe për integrimin në NATO.

    “Këto shtete nuk e njohin Kosovën si shtet të pavarur. Përkundër të gjitha pengesave, ne duam të fokusohemi në problemet e zhvillimit të shtetit tonë. Para se gjithash, ne e kemi të domosdoshme të sigurojmë një strukturë shtetërore demokratike në Kosovë, një zhvillim ekonomik solid dhe, më e rëndësishmja, ta forcojmë dhe zgjerojmë kapacitetin e mbrojtjes dhe atë ushtarak. Ne përpiqemi në këtë drejtim. Aq sa kemi mundësi, përpiqemi të lobojmë jashtë vendit për njohjen e Kosovës”, thotë Kurti.

    Ai thekson se është në favor të asaj që BE të mos ndërpresë politikën e zgjerimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!