×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nis ‘hakmarrjen’ ndaj LDK-së, e shkarkon Avdullah Hotin

    Reporteri
    26 Mars 2020 | 0:13

    Një orë pasi u rrezua në Kuvend, Kryeministri në largim Albin Kurti i është hakmarrë LDK-së që e nisi mocionin për rrëzimin e tij. Ai e ka shkarkuar numrin dy të Qeverisë, Avdullah Hotin.


    Vendimi për lirimin nga posti i zëvendëskryeministrit të parë në detyrë, është publikuar nga Qeveria.

    Ky vendim vjen pak pasi në Kuvend, Qeveria Kurti, u shkarkua me 82 vota, me anë të një mocioni mosbesimi të iniciuar nga LDK-ja. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!