×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti niset pa marrëveshje me LDK-në, por njofton për takime me pakicat

    Reporteri
    20 Janar 2020 | 10:58

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur edhe njëherë rreth opsioneve për arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse me Lidhjen Demokratike të Kosovës.


    Ditë më parë nga Vetëvendosje u përmend edhe mundësia e një qeverie me pakicat, e një gjë të tillë e la të nënkuptohet edhe sot lideri i subjektit fitues të zgjedhjeve të 6 tetorit 2019, Albin Kurti, njofton Klan Kosova.

    Ai në video-mesazhin e tij paralajmëroi takim me përfaqësuesit e pakicave.

    ”Kemi dashur ta dërgojmë tek presidenti pas një marrëveshje me LDK-në”.
    ”Në mbledhjen Konstituive të Kuvendit me 26 dhjetor shkova pa asnjë marrëveshje me LDK-në, edhe tek Presidenti me 6 janar shkova pa marrëveshje paraprake, dhe tani dy javë pas atij takimi katër minutësh ende nuk kemi marrëveshje për Qeverinë e re”.

    ”Të dashur qytetarë, ne sot po e dërgojmë propozimin tonë me shkresë te Presidenti. Sekretarja jonë organizative, Vlora Haxhimehmedi, do ta bëjë këtë. Ne nuk e kemi pranuar propozimin e fundit të drejtuesve të LDK-së, por jemi takuar shumë të gatshëm për takime të mëtejme me synim gjetjen e alternativave tjera që do ishin të pranueshme për të dy palët”.

    ”E theksoj përsëri: Nuk mund të kthehemi në të kaluarën, nuk mund të kthehemi në vitin 2019. Ata s’e kanë pranuar propozimin tonë të fundit, ndonëse, ndryshe nga dakordimi nuk e trajtuan fare në Këshillin e tyre të Përgjithshëm. Qëndrimi se takohemi vetëm për ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes, pra qasja ”Merre ose lëre”, do të thotë lëre”.

    ”Unë besoj se ne mund të kthehemi dhe e kemi detyrim ndaj të gjithë jush që të kthehemi në tavolinën e bisedimeve, për të mos dalë nga ajo deri në gjetjen e një gjuhe të përbashkët dhe arritjen e marrëveshjes sonë. Ne, si Lëvizje Vetëvendosje!, kemi marrë mandatin ta bëjmë qeverinë që ju e dëshironi e që vendit i duhet me aq urgjencë. As më shumë e as më pak”.

    ”E kemi filluar duke e çliruar nga kapja udhëheqjen e Kuvendit: nuk është më aty ai Pronto kryeparlamentari që shante e kërcënonte nga foltorja, por kryetari i ri Glauk Konjufca. Unë besoj se ne mund të kthehemi në tavolinën e bisedimeve. Në ditët në vijim do të takojë edhe përfaqësuesit e pakicave”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!