×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti niset të dalë nga salla e Kuvendit, Tahiri i PDK’së: Kryeministër kthehu, se qyshtu ke ikë edhe prej veriut

    Reporteri
    02 Qershor 2023 | 13:46

    Shefi i Grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri derisa Kryemnisrit Kurti është nisur të dalë nga salla e Kuvendit të Kosovës i është drejtuar me fjalët “kthehu se qashtu ke ikë edhe prej veriut”. 

    Ai këtë deklaratë e ka dhënë në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës ku po diskutohet lidhur me gjendjen në veri të vendit, raporton Reporteri.net.

    “Kryeministër është mirë me nejt me i dëgju deputetët, e jo me i ikë përgjegjësisë as këtu e as në veri, prandaj kthehu e ulu në karrikë, se qeshtu ke ikë edhe prej veriut”, i është drejtuar Tahiri Kurtit.

    Ai ka thënë se Kurti është në një gjendje emocionale shumë të rëndë.

    “Kryeministri i Kosovës e ka një përhumbje të tmerrshme, dhe është në gjendje me gjase edhe emocionale të rëndë, në një fjalim na drejtohet dhe thotë bandat kriminale kanë ikë dhe nuk janë aty, nëse i hasim duhet ti arrestojmë. Në adresimin e tij të dytë del na thotë policia janë në komuna sepse bandat kriminale janë aty, pra ky është i përhumbur dhe ky realisht është në një situatë të rëndë”, ka thënën Tahiri.

    “Ne jemi duke ia parë fundit politik këtij njeriu, sepse fundi politik po i vjen nga jashtë, po vjen duke u sanksionuar, as vet si opozitë nuk ia kisha dashtë një fund të tillë një kryeministri të Kosovës pavarësisht pse jemi në tabure të kundërta”, ka thënë ai.

    Sipas tij, Kurti ka nevojë për ndihmë për të dalë nga kjo situatë.

    “Kjo gjendje e kryeministrit i cili nuk ka vullnet e as mundësi e as guxim me nej deri në fund të kësaj seance me u ballafaqu me këta deputetë të cilët kërkojnë përgjegjësi për një çështje e cila është shumë e rëndësishme është e papranueshme, ne është mirë me i ndihmu me nxjerrë sa ma shpejt prej kësaj situate”, ka thënë Tahiri./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!