×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Njerëzit po ikin sikur që iku Elez Blakaj nga Haradinaj

    Reporteri
    11 Prill 2019 | 15:49

    Kryetari i VV-së, Albin Kurti ka thënë se njerëzit më shumë po ikin nga Kosova, sesa sipas tij që po shkojnë specifikisht në një vend të caktuar. Ai gjatë fjalimit përmendi edhe ikjen e Prokurorit Elez Blakaj.


    “Njerëzit më shumë poi kin më shumë se sa që po shkojnë. Këtu kemi më shumë të bëjmë me ata të cilët po ikin prej Kosovës sesa me ata që specifikisht po shkojnë në një vend të caktuar. Njerëzit po ikin nga ky shtet, sikurse iku prokurori Elez Blakaj nga kryeministri. Për t’i kthyer njerëzit, ne fillimisht duhet ta kthejmë Elez Blakajn”, tha ai.

    “Neve na ka ikur paraja, kur ikë paraja ikin edhe njerëzit. Mbi 90 përqind e fondit të punësime të Kosovës ndodhet jashtë vendit. Banorët i kanë 3.2 miliardë kursime dhe 2.7 miliardë kredi”, tha tutje Kurti.

    Sipas tij, hendeku kryesor për gjendjen ekonomike eshtë edhe mungesa e lidhjes mes ekonomisë dhe arsimit.

    Me këtë rast, Kurti ka përmendur se shkollat profesionale janë lënë totalisht jasht fokusit.

    “Unë dua të theksoj hendekun dhe mungesën e lidhjes mes ekonomisë dhe arsimit. Dhe unë besoj që ky është shkaku kryesor i ikjes së të rinjve. Sipas raportit të OAK-ut thuhet se shkollat profesionale ballafaqohen me probleme të shumta ekonomike”, ka thënë Kurti.

    Por sipas Kurtit, problemet nuk përfundojnë këtu. Sipas tij, problem tjetër është edhe mungesa e banesave për çfitet e reja.

    “Dua të theksoj edhe një problem, mungesa e banesave për ciftet e reja. Janë të panumërta rastet kur ciftet e reja banojnë me qera detyrohen të kthehen tek prindërit e tij”, ka thënë Kurti.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!