×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti njofton se sonte nisin vendosjen e reciprocitetit gradual ndaj Serbisë

    Reporteri
    31 Mars 2020 | 19:57

    Kryeministri në shkuarje, Albin Kurti, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ka njoftuar se Qeveria e tij është duke marrë vendimin për vendosjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë.


    Ai ka njoftuar se mbledhja virtuale e Qeverisë është duke vazhduar, dhe deri në ora 22:00, anëtaret e kabineti të tij qeverisës kanë kohë të votojnë për propozimin në fjalë.

    Kurti ka kërkuar nga Ministrat e tij që ta votojnë këtë propozim-vendim për reciprocitet, në mënyrë që nga mesnata e sonte të hyjë në fuqi.

    Kryeministri ka njoftuar se masa e reciprocitetit vlen vetëm për Serbinë, e jo për Bosnjën dhe Hercegovinën.

    Masa e reciprocitetit vjen pasi heqjes së taksës 100% ndaj mallrave serbe dhe atyre boshnjake.

    “Këtë vendim që po e marrim sonte detyrohen ta zbatojnë Policinë Kufitare, Dogana e Kosovës, Agjencia e Veterinarisë dhe institucionet e tjera. Në këtë mënyrë ne po e sjellim vendimin që hyn në fuqi menjëherë me rastin e nënshkrimit, ndërkohë që mbledhja do të zgjasë deri në orën 22:00”.

    “Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor dhe do të bëjmë një vlerësim të gjithëmbarshëm për të parë se si ka ecur zbatimi dhe implementimi. Nuk do të mjaftohemi vetëm me këtë, por pika 3 e këtij vendim-propozimi thotë se do të rishikohen zbatimet së paku njëherë në muaj duke i mbledhur të dhënat nga zyrtarët tonë doganorë”.

    “Ky vendim mbetet në fuqi deri më 15 qershor dhe do të bëjmë një vlerësim të gjithëmbarshëm për të parë se si ka ecur zbatimi dhe implementimi. Nuk do të mjaftohemi vetëm me këtë, por pika 3 e këtij vendim-propozimi thotë se do të rishikohen zbatimet së paku njëherë në muaj duke i mbledhur të dhënat nga zyrtarët tonë doganorë”.

    “Po e fillojmë zbatimin si zëvendësim për tarifën dhe ne me këtë rast i referohemi vetëm Serbisë dhe jo Bosnje e Hercegovinës. Nuk duam që këto dy shtete t’i trajtojmë njësoj dhe e dimë që edhe Bosnja vuan nga Serbia. Neve na lufton prej së jashti, atë e lufton së brendshmi. Në këtë kuptim jemi të bindur se veprimi ynë si gjest i vullnetit të mirë që të hasë në mirëkuptim në popullin atje, por edhe institucionet ta pasojnë këtë me heqje të vizave. Ne s’e njohim dhe ata s’na njohin, por ne nuk e duam mosekzistencën e Bosnjës. Prishtina dhe Sarajeva të mos i kenë këto pengesa për qarkullim”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!