×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nuk ia dorëzojë detyrën Hotit, reagon Isa Mustafa

    Reporteri
    04 Qershor 2020 | 10:05

    Kreu i LDK-së, Isa Mustafa ka reaguar pasi që Albin Kurti nuk ia dorëzoi detyrën kryeministrit të ri Avdullah Hoti.

    Ai ka thënë se deklarata e Kurtit se nuk ia dorëzon detyrën njeriut që e ka shkarkuar, pra Hotit, është e ulët dhe e pasaktë, shkruan Reporteri.net.

    Mustafa thotë se Kurti e shkarkoi vetën.

    Postimi i tij:

    Bojkotimi i bashkërenditur i znj. Vjosa Osmani, Kryetare e Kuvendit dhe z. Albin Kurti, ish Kryeministër, nuk iu bëri punë.
    E para iku nga përgjegjësia ta drejtojë seancën e Kuvendit, në të cilën bashkëpartiaku i saj i LDK-së do të votohej për Kryeministër, kurse partia e saj, LDK, ku akoma është nënkryetare, do ta drejtonte koalicionin qeverisës. Veprim i papresedan dhe i papërgjegjshëm.
    Sot, Albin Kurti i iku përgjegjësisë t’ia dorëzojë detyrën Kryeministrit Hoti. Deklarata e tij se nuk ia dorëzon detyrën njeriut qe e ka shkarkuar është e ulët dhe e pasaktë. Në fakt para se ta shkarkonte z. Hoti nga pozita e zëvendëskryeministrit të parë, Kurti e shkarkoi vetëveten me votën e mbi 2/3 të deputetëve.
    Pamja e mëngjesit të sotëm e Kryeministrit Hoti, në ceremonin e nderit të njësisë së FSK-së, flet qartë se para tij nuk kishte Kryeministër. Sepse çdo kryeministër me sjellje normale do t’ia dorëzonte detyrën pasardhësit të tij.

    https://www.facebook.com/IsaMustafaKS/posts/2960626890670195?__xts__%5B0%5D=68.ARB7O-5OI_tCbgM4uQ1bByEil-b_nrn4vYM44XGv4m6r3DgdeSkar0cjwQtWjYAyNp1AxTvC5mYdff1N-I-VRFTMqsOpZJ7OZ80HjrqVX6J5S5ygLwxmY4gFUqR1YPNIBD8vMBkHqadNXmIL0bcmWkLmzgoUSqB-Eu5b6uYFYv9CIH57-QjDYYiez0ZDMpodzUYcObKVB7-UzNvfnhTDf6I4t2wAvbRaGQ47jIk_xJuKbCnxPNdO4b698dOu8ATck0wcwE9oP6PrLXic94MqMqZkNyBkXBIJLr0KytOVi6f6zXf4sIvW0uBJadlY-W9BKLDceCnr_pHgk655FERGD6nmeFXW5HMJRrDrdd1xbH4bs6fvKmMq&__tn__=-R

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!