×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti nuk ka përgjigje për iniciativën e LDK-së për ta shkarkuar nga Qeveria

    Reporteri
    18 Mars 2020 | 22:42

    Kryeministri Albin Kurti, në një konferencë për media, u pyet edhe në lidhje me inicimin e mocionit të mosbesimit nga ana e partnerit të koalicionit qeverisës, LDK-së, por tha se nuk ka përgjigje për të njëherë.


    “E kam thënë, e them edhe sot se LDK-në e kemi partner. Ne e kemi LDK-në në koalicionin qeverisës. Por nuk besoj që LDK-ja do të duhej të identifikohet me deklaratën e mbrëmshme të Veliut. Nuk mundet ministri të shpallë gjendje të jashtëzakonshme në mesnatë. Mendoj që LDK-ja nuk do të duhej të identifikohej me deklaratën e mesnatës të njërit ministër i cili nuk mban atë qëndrim në mbledhjet e brendshme e pastaj del kundër kryeministrit. Kur kemi qenë në negociata për krijimin e koalicionit qeverisës, e kemi thënë qartë: duam bashkëpunim dhe duam respektim dhe për këtë e kemi marrëveshjen me tekst dhe programin qeverisës”, tha Kurti, duke shtuar se “duhet të presim se çka do të bëjnë, çka do shkruajnë e çka do të veprojnë, e mandej do të përgjigjemi”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!