×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pas festës në Tiranë kthehet në Prishtinë, nuk e takon Edi Ramën

    Reporteri
    20 Tetor 2019 | 20:05

    Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka qëndruar mbrëmjen e sotme në Tiranë për të festuar fitoren e zgjedhjeve të 6 tetorit me simpatizantët e tij. 


    Kurti pasi kreu festën me degën e VV-së në Tiranë tha se këtë herë do të kthehet në Prishtinë pa e takuar Ramën, por një takim me të “është çështje ditësh”.

    Ai tregoi se duhet të kthehet në Prishtinë sonte për shkak të angazhimeve.

    “Do kthehem sonte në Kosovë por do ta takoj së shpejti kryeministrin e Shqipërisë. Është çështje ditësh dhe jo javësh kjo punë”, ka thënë Kurti.

    Ndërkaq, kryeministri i Shqipërisë ditë më parë ka thënë se do t’i propozojë Kurtit që, nëse do ta udhëheqë Qeverinë e Kosovës, të krijojë një Ministri për Punët me Shqipërinë.

    Rama ka thënë se të njëjtën për Kosovën do ta bëjë edhe vetë.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!