×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pas takimit me Stoltenberg: Strukturat e paligjshme të Serbisë janë kthyer në banda kriminale në veri

    Reporteri
    17 Gusht 2022 | 17:30

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar pas takimit që pati me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, në Bruksel. 

    Kurti, në konferencën e përbashkët për media me Stoltenberg, ka potencuar se strukturat paralele të Serbisë janë kthyer në banda kriminale në Veri. Shtoi se Qeveria e Kosovës dhe autoritetet e sigurisë do të ketë zero tolerancë për këtë.

    “Ne kemi struktura të paligjshme të Serbisë që janë kthyer në banda kriminale. Duhet të ketë zero tolerancë për krimin e organizuar”, deklaroi Kurti.

    Në konferencën e përbashkët për media, kryeministri Kurti kërkoi edhe anëtarësimin e Kosovës në NATO, në mënyrë që edhe Kosova të mund japë kontributin e saj në këtë aleancë, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

    “Ne kërkojmë anëtarësimin në NATO dhe kjo do të na mundësojë që të japim atë që shtetet tjera na kanë dhënë neve si qytetarë”, është shprehur Kurti.

    “Anëtarësimi në Partneritetin për Paqe do të ishte një hap para”.

    “Kërcënimet me të cilat përballet NATO i ndjen edhe veni ynë. Prandja qyetatrët duhet të jenë vigjilentë ndaj verpimeve të fqinjit tanë verior”, tha tutje kryeministri. /Reporteri.net/.

    Stoltenberg siguron Kurtin: KFOR-i është gati për intervenim nëse rrezikohet Kosova

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!