×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për gazetën gjermane: Negociatat për normalizim të marrëdhënieve duhet të përfundojnë para pranverës së vitit 2023

    Reporteri
    28 Nëntor 2022 | 23:41
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për gazetën gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung (FAZ), ku ka folur lidhur me marrëveshjen e fundit mbi targat me Serbinë në Bruksel. Ai ka treguar se cili është qëllimi i këtij kompomisi.

    Kurti folur edhe për përpjekjet e Kosovës për të siguruar njohje të reja dhe kohën e tij të kaluar në burgjet serbe si dhe i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit Michael Martens nëse ai është politikan kokëforte apo jo.

    Duke e pyetur Kurtin, FAZ ka vlerësuar set tensioni mes dy shteteve është shuar të paktën përkohësisht.

    “Kryeministër, duke iu falënderuar ndërmjetësimit amerikan dhe evropian, kriza e targave në Kosovë, duket se është zbutur, të paktën tash për tash. Cila është esenca e këtij kompromisi?”, i drejtohet gazeta gjermane Kurtit.

    Kurti, duke iu përgjigjur pyetjes, ka deklaruar se marrëveshja për targat është arritur jo vetëm që të deeskalohet situata e tensionuar ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por edhe që të nisin negociatat për marrëveshjen përfundimtare.

    Kjo marrëveshje, ka thënë kryeministri, duhet të arrihet para pranverës së vitit 2023.

    “Jemi pajtuar që të mos e zbatojmë vendimin tonë për të penalizuar drejtuesit e makinave me tabela ilegale serbe, ndërsa Serbia është pajtuar që të mos lëshojë më tabela të trashëguara nga rejgimi i Millshoveiqit.”

    “E bëmë këtë vetëm që ta deeskalojmë situatën, por edhe të krijojmë mundësi për të nisur shpejt negociatat për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Këto negociata duhet të përfundojnë para pranverës së vitit 2023. Ky ishte qëllimi i vërtetë i këtij kompromisi”, ka thënë Kurti në intervistën për FAZ./express

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!