×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti: Për mospajtimin e Vuçiqit do duhej të pyeteshin ndërkombëtarët

    Reporteri
    22 Mars 2023 | 21:14
    Kryeministri i vendit, Albin Kurti

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar deklaratat e Vuçiqit për pikën 4 të cilën nuk e pranon.

    Kurti në intervistë për RTK-në tha se për këtë do duhej të pyeteshin zyrtarët ndërkombëtarë sepse Vuçiqi kishte thënë se do e nënshkruajë këtë marrëveshje.

    “Presidenti i Serbisë po tregon që nenin 4 ka ndërmend ta shkelë, pse do të duhej të pyeteshin të gjithë zyrtarët ndërkombëtarë, të ulët, të mesëm e të lartë, politikanë e diplomtaë, krerë institucionesh ndërkombëtare e shteteve evropiane se çka mendoni për deklaratën e tij që e ka ndërmend ta shkelë nenin 4. Ai me 24 shkurt ka premtuar se e pranon në tërësi këtë marrëveshje madje është thënë që do të nënshkruhet kur të ketë aneks, nuk u nënshkrua me 27, nuk u nënshkrua më 18 deklarohet që nuk do të zbatohet bëhen deklarata që janë shkelje edhe tash u dashka që të flas unë”, tha kryeministri përcjell Reporteri.net.

    Ky mospranim sipas Kurtit po e vendos në një pozitë më të favorshme Kosovën.

    “Në këto bisedime jam gjithmonë në pozitë të favorshme por tash është edhe Kosova në pozicion të favorshëm, nuk është në nevojë që të jetë në defansivë, pranadaj pse Kosova e ka tekstin be favorshëm  bëhet gjithë kjo luftë kundër Kosovës me ofansivë politike, jo parimore të padrejtë,” shtoi Kurti./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!