×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti për refuzimin e votave të diasporës nga KQZ: Ka tendenca që fitorja e VV të zvogëlohet, por nuk mund ta ndalin fitoren e madhe

    Reporteri
    28 Shkurt 2021 | 23:27

    Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka folur në lidhje me procesin e numërimit të votave të diasporës nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Fituesi i zgjedhjeve të 14 shkurtit ka thënë se janë duke i përcjellë me vëmendje numërimin e votave të diasporës, shkruan Reporteri.net.


    Kur u pyet për refuzimin e mbi 16 mijë votuesve nga diaspora KQZ, Kurtit tha se ka tendenca që fitorja e VV të zvogëlohet.

    ”Ne po e përcjellim me vëmendje dhe qartazi ka tendenca që fitorja jonë plebishitare që sado pak të zvogëlohet. Edhe vonesa edhe këto padrejtësitë të vogla në dukje teknike, por që s’janë të tilla. Nuk mund ta ndalin fitoren e madhe që ka arritur VV në zgjedhjet e fundit”, u shpreh Kurti për RTV Besa, shkruan Reporteri.net.

    Kujtojmë që KQZ ka nis sot numërimin e mbi 30 mijë votave me kusht.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!