×
  • Lajme
  • Lajme

    “Kurti po na kushton”, LDK i kundërpërgjigjet VV-së me video të rritjes së çmimeve të produkteve bazë

    Reporteri
    25 Janar 2023 | 19:25
    Fotografi ilustruese

    Përmes një video të titulluar “Kurti po na kushton!”, të rinjtë e LDK-së kanë krahasuar çmimet e artikujve elementare gjatë vitit 2021 dhe gjatë vitit 2022.

    Në këtë video, janë cekur disa nga produktet që kanë pësuar rritje në pothuajse dyfishin e çmimit sa kanë kushtuar në vitin 2021.

    Një nga produket, sipas videos së publikuar, që ka pësuar më së shumti rritje janë vezët, ku nga 2.71 euro sa kanë kushtuar në vitin 2021, çmimi i tyre në vitin 2022 ka shkuar në 4.25 euro.

    Rritje për 20 euro ka shënuar edhe një metër kub dru, ku nga 39 euro sa ishte në vitin 2021, në vitin 2022 një metër kub dru ka kushtuar 61 euro.

    Kujtojmë se partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, ka bërë disa video-mesazhe në lidhje me ish-partitë politike që kanë udhëhequr me vendin. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!