×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti pret në zyrë disa politikanë nga Lugina

    Reporteri
    04 Dhjetor 2019 | 18:55

    Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka treguar se dje dhe sot ka pritur në zyrë disa prej përfaqësuesve politikë nga Lugina e Preshevës.


    “Së bashku me deputetin Liburn Aliu, prita Kryetarin e Komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi, Kryetarin e PDSh-së, z. Ragmi Mustafa, Zëvendës Kryetarin e Këshillit Kombëtar, z. Enver Mehmeti, si dhe këshilltarin e Kuvendit Komunal në Preshevë nga radhët e PDSh-së, z. Shpat Aliu”, ka shkruar ai në Facebook.

    “Biseduam për problemet dhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nga liritë dhe të drejtat themelore që cenohen nga shteti serb, deri te çështja e arsimit, shëndetësisë, papunësisë dhe e largimit të të rinjve nga vendi”.

    Postimi i plotë:

    Dje dhe sot, së bashku me deputetin Liburn Aliu, prita Kryetarin e Komunës së Bujanocit z. Shaip Kamberi, Kryetarin e PDSh-së, z. Ragmi Mustafa, Zëvendës Kryetarin e Këshillit Kombëtar, z. Enver Mehmeti, si dhe këshilltarin e Kuvendit Komunal në Preshevë nga radhët e PDSh-së, z. Shpat Aliu.

    Biseduam për problemet dhe shqetësimet e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, nga liritë dhe të drejtat themelore që cenohen nga shteti serb, deri te çështja e arsimit, shëndetësisë, papunësisë dhe e largimit të të rinjve nga vendi.

    I falënderova për vizitën dhe shpreha gatishmërinë e qeverisë së re për t’i qëndruar afër Luginës.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!