×
  • Lajme
  • Lajme / Detajet

    Kurti pret në zyre Presidentin e IOC, Thomas Bach

    Reporteri
    09 Dhjetor 2024 | 9:23

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti aktualisht ka pritur në takim Presidentin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

    Siç mëson Gazeta Online Reporteri.net, i pari i qeverisë ka nisur takimin me Bach në ora 09:00.

    Kjo vizitë e Bach në Kosovë është për të shënuar 10-vjetorin e anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në lëvizjen olimpike.

    Të njëjtat burime thonë për Gazetën Online Reporteri, se Bach bashkë me presidentin e Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos, në ora 10:00 pritet të takohen me ish-anëtarët dhe stafin e Komitetit Olimpik të Kosovës.

    Kjo është hera e dytë që Presidenti Thomas Bach viziton Kosovën, pasi për herë të parë kishte qenë në vitin 2015.

    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!