×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti prezanton një aderim, thotë se Kosovën e pret një e ardhme e ndritur

    Reporteri
    18 Janar 2021 | 21:21

    Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, njëherit kandidat për kryeministër nga kjo parti ka prezantuar një aderim të ri.


    Kurti ka bërë të ditur se Shkumbin Halabaku nga Pozharani i Vitisë i cili ka kryer studime jashtë vendit është anëtari më i ri i VV-së.

    Kurti thotë se me  të rinj e të reja profesioniste që kanë mbaruar studimet jashtë e brenda vendit, dhe me qeverinë e VV-së pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i Kurtit:

    Shkumbin Halabaku nga Pozharani i Vitisë u anëtarësua në VETËVENDOSJE!.

    Ai ka përfunduar për shkenca politike në Kolegjin Utica në New York, ndërsa studimet e nivelit master në shkenca politike, integrim e qeverisje në Universitetin e Salzburgut në Austri.

    Tani punon si asistent në këtë Universitet dhe ligjëron lëndë të ndryshme që janë të përfshira në drejtimin e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe negociatave ndërkombëtare.

    Shkumbini është anëtari më i ri të cilit sot i urova mirëseardhje në Lëvizje.

    Me të rinj e të reja profesioniste që kanë mbaruar studimet jashtë e brenda vendit, dhe me qeverinë tonë të re pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, Kosovën e pret një e ardhme e ndritur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!